Kina ndërton edhe një spital të ri për koronavirus brenda pesë ditësh

Kina të shtunën përfundoi ndërtimin e një spitali me 1,500 dhoma për pacientët e COVID-19 në pesë ditë në jug të Pekinit, njoftoi media shtetërore.
Spitali është një nga gjashtë me një total prej 6,500 dhomash që po ndërtohen në Nangong në provincën Hebei, tha Agjencia e Lajmeve Xinhua.

Të gjithë këta pritet të përfundojnë brenda javës së ardhshme.
Një program i ngjashëm i ndërtimit të shpejtë të spitalit u nis nga Partia Komuniste në pushtet në fillim të shpërthimit të koronavirusit vitin e kaluar për të ngritur spitale izoluese në Wuhan, qyteti qendror ku virusi u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019.