Ushtria kineze ka marrë leje për ta përdorur vaksinën kundër koronavirusit e cila është zhvilluar nga studiues kinezë dhe laboratori KenSino Bioloxhiks, pasi me prova klinike është vërtetuar se është e sigurt dhe relativisht efektive.
Bëhet fjalë për Ad5-nCoV, një nga tetë kandidatët kinezë për vaksina, për të cilën është lejuar testim në vend dhe jashtë saj.
Kjo vaksinë gjithashtu është aprovuar për testim edhe te njerëzit në Kanada.
Komisioni Qendror Ushtarak i Kinës e ka aprovuar përdorimin e vaksinës në ushtri për një periudhë një vjeçare, sipas kumtesës së KenSino Bioloxhiks.
Kohët e fundit Kina u ofroi dy vaksina punonjësve në ndërmarrjet shtetërore, që udhëtojnë jashtë vendit./MIA