Partia Komuniste Kineze raportohet se ka urdhëruar më shumë se 100 milionë njerëz të ngujohen në karantinë pasi qeveria dështoi të ndaloj përhapjen e sëmundjes që buroi në shtetin e tyre dhe dërrmoi botën. Provinca Jilin është vendosur nën karantinë pasi janë regjistruar raste të reja të infektimeve, transmeton Pa Censure.
“Rreth 108 milionë në rajonin verilindor të Kinës i zhytën përsëri në karantinë pasi një grup i ri që po shtohet i infektimeve po kthen prapa vendin gjatë kthimit në normalitet” raporton Bloomberg News.
“Në një ndryshim drastik të politikave në gjithë vendin, qytetet në provincën Jilin kanë ndërprerë qarkullimin e trenave dhe autobusëve, kanë mbyllur shkollat dhe kanë futur në karantinë mijëra njerëz. Masat e rrepta kanë tronditur banorët që kishin menduar se më e keqja e epidemisë kishte kaluar”.
Sipas raportit se këto masa janë caktuar pasi një “grup prej 34 infektimesh- pretendim ky që mund të pritet me dyshim duke ditur se Kina kishte shtrembëruar të dhëna rreth pandemisë në Wuhan.
The Asia Financial Times raportoi se zyrtarë lokal të Partisë Komuniste të Kinës janë mërdhezur nga incidenti.
“Megjithatë, shërbimet e furnizimit shumica janë ndaluar dhe medikamentet kundër etheve janë ndaluar në barnatore për të parandaluar njerëzit t’i fshehin simptomat” shkruan Bloomberg News. Duke shtuar se, “tensioni është përhapur në rajonet e afërta, edhe nëse nuk ka raste të raportuara zyrtarisht në ato vende”.
Ky lajm vjen pas miratimit të rezolutës për hetim ndërkombëtar të pavarur në mbledhjen e OBSH’së të rreth pandemisë që buroi në qytetin Wuhan të Kinës