Kina dënon dhjetëra zyrtarë për shpërthimin e Covid

Kina dënon dhjetëra zyrtarë për shpërthimin të Covid në qytetin e Xi’anit, i cili gjendet në gjendje shtetrrethimi.
Inspektoriati Qendror për Disiplinën njoftoi se 26 zyrtarë të Partisë Komuniste kanë marrë qortim për “rreptësi të pamjaftueshme në parandalimin dhe kontrollin e shpërthimit të infektimeve me korona”.

Kina, ku virusi korona u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019, është në gjendje gatishmërie të lartë sa u përket infeksioneve të reja, sepse po përgatitet për zhvillimin e Lojërave Olimpike Dimërore në muajin shkurt në kryeqytetin e vendit, Pekin.