Kimikate toksike në pelenat për fëmijë?

ORGANIZATAT JOQEVERITARE KËRKOJNË NGA BE-ja MBROJTJE TË KONSUMATORËVE

Pothuajse 90% e foshnjave janë të ekspozuara ndaj materieve me toksicitet të lartë në pelena, tregon hulumtimi i kryer në Francë. Gjetjet e agjencisë ANSES sugjerojnë se përbërjet në pelenat e foshnjave paraqesin rrezik për zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme më vonë në jetë. Janë testuar brendet më të shitura të pelenave për një përdorim dhe është vërtetuar se përmbajnë të paktën 38 kimikate të cilat konsiderohen “rrezik serioz”, përkatësisht të pasigurta për fëmijët.

Çdo minutë në Evropë prodhohen nga 1000 pelena. Në nivel vjetor, tregu për këtë produkt vlerësohet 7 miliardë euro, me dominim të brendeve “Pampers” me 36 % të shitjes dhe “Hagis” me shitje 2%. Studimi i kryer në Francë sugjeron se rreth 14 milionë fëmijë në kontinet mund të jenë të prekur nga “sëmundje potencialisht serioze ose latent të cilat mund ta prishin cilësinë e jetës më tej në jetë”. Në mesin e sëmundjeve të mundshme numërohen: kanceri, disbalanci hormonal madje edhe fertilitet i ulët. Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se fëmijët janë posaçërisht të ndjeshëm ndaj kimikateve dhe për këtë arsye shumica pyesin nëse BE-ja do ta ndalojë shitjen e pelenave toksike.

“Flasim për substanca kancerogjene të cilat lidhen me sëmundje të shumta, në mesin e të cilave edhe sëmundje neurologjike. Këto substanca thjeshtë nuk duhet të jenë në kontakt me foshnjat e porsalindura. Prindërit çdo ditë rrezikojnë ekspozim të foshnjave në kimikate toksike, përmes pelenave. Duhet të dihet nëse pelenat janë toksike ose jo. BE-ja duhet t’i ndalojë këto substanca në pelena,” deklaroi Marija Arena, deputete në Parlamentin Evropian.

Pas gjetjeve të para të hulumtimit, para dy viteve, agjencia ANSES ka bërë edhe nëntë testume të brendeve më të mëdha dhe ka vërtetuar prani të vetëm një prej kimikateve të rrezikshme – formaldehid, që do të thotë se vetë prodhuesit tashmë kanë marrë masa. Por kontaminimi mund të kthehet dhe për këtë arsye agjencia ka kërkuar nga BE-ja kufizime të ashpra për kimikatet në pelenat e foshnjave. Për momentin institucionet në Bruksel heshtin, edhe pse këtë javë ka qenë e paraparë të miratohet ligj për mbrojtjen e konsumatorëve, por afati është shkelur pa mos u miratuar legjislacioni./KlanMacedonia/