Kimete Berisha: Një popull pa mbamendje!

Kimete Berisha
Një popull pa mbamendje!
1.Menjëherë pas lu*ftës, shqiptarët filluan të blejnë tulla nga Serbia, për t’i ndërtuar shtëpitë që ua ka djegur Serbia. Kjo ka qenë për mua habia e parë, gati e pabesueshme. Kam menduar se njeriu normal kërkon dëmshpërblim nga Serbia për shtëpitë e djegura!
2.Habia e dytë, por edhe më e madhe dhe më tr*onditëse se habia e parë, më ka ndodhur kur menjëherë pas luf*tës e kam parë tamblin e Serbisë në sofrat e familjeve të dëshmorëve.
Buka ‘serbe’, tambli ‘serb’, në softrat e shqiptarëve të shkatërruar e të dj*egur deri në themel nga policia dhe nga ushtria serbe.

3.Habia e tretë, më ka ndodhur kur pa asnjë shpjegim logjik, shqiptarët u detyruan nga bota që na çliroi dhe na pavarësoi, të merren vesh me Serbinë (me krejt ish ministrat e Sllobodan Millosheviqit), dhe të negociojnë për Kosovën, jo për Serbinë!
Kosova si autonomi varej nga Jugosllavia, e tash si shtet i pavarur varet nga negociatat me Serbinë.
Why?

LExo shkrimin e plotë: