Kimete Berisha: Kjo qeveri është e frikshme

Publicistja Kimete Berisha, e indinjuar me fushatën për vaksinim që ka ndërmarrë qeveria, ku këngëtarë e artistë bëjnë thirrje për vaksinim, ka thënë se duhen doktorë serioz e që me fjalë të buta e të urta i bindin qytetarët të vaksinohen. Ajo ka ak*uzuar qeverinë se i hodhi qytetarët në zjarr duke u thënë se s’ka më virus duke aluduar në lirimin e masave që u bënë kur rastet me virus filluan të bien. Në fund të postimit të saj të gjatë, Berisha ka thënë se kjo qeveri është e frikshme.

“Në krejt botën bëjnë fushatë për vaksinim profesionistët, mjekët, punonjësit mjekësor, të gjithë ata doktorë të respektuar, që janë kompetentë për mjekësi, e në Kosovën e mjerë, Ministria e Shëndetësisë i angazhon në fushatë këngëtaret e VIP-at e estradës!
Po kush je ti oj zonja këngëtare, çfarë karizme ke ti që del pakësh e flet për vaksinim…ku di ti çka është mirë e çka është keq për shëndet… Pse duhet të të besojmë ty! Çka prezenton ti!

Qeveria nuk ka bërë asnjë fushatë serioze t’i bind shqiptarët të vaksinohen! Na duhen doktorë serioz që me fjalë të buta dhe të urta të bindin të vaksinohesh… Na duhen profesionistë që e dinë për çka është fjala! Se popullata nuk ka faj kësaj radhe… Na hodhi në zj*arr qeveria, na tha ‘s’ka virus-dilni kënaquni’…shqiptarët dolën pa asnjë masë mbrojtëse, sepse i besuan qeverisë! Sot e gjithë ditën, gati asnjë qytetar nuk e ka bartur maskën as nuk e ka respektuar distancën!

Është frustruese, është depresive dhe dyshuese kur lexon nga mediat ndërkombëtare sesi tani as dy vaksina nuk mjaftojnë, sesi duhet vaksina e tretë…pastaj ku është e treta, mund të ndodh e katërta, e kështu me radhë!
Ne lexojmë nga mediat ndërkombëtare se si filan infermierja gjermane ka mashtruar dhe në vend të vaksinave anti-covid, mijëra qytetarëve u ka dhënë ‘ujë e krip’…
nejse me ndodh te ne këtu na dhënë ‘krip e kepë’ në vend vaksine…

Lërini estradën! Ata nuk të bindin t’ua dëgjosh këngët (me tekstet më primitive në në planet), e po të bindkan me marrë vaksinën. ….fushata për t’i bindur shqiptarët të vaksinohen – duhet të jetë shumë serioze dhe bindëse…!
Çfarë qeverie është kjo kështu, që merret me koncerte, me Shoqatën e Shkrimtarëve të vd*ekur dhe me Bandën për Dasma e Funerale!

Çfarë qeverie është kjo që ministresha e Tregtisë, në vendin më të varfër në Evropë, e angazhon një student 21 vjeçar për ta këshilluar për çështjet e tregtisë dhe industrisë, derisa mijëra gra e burra të diplomuar mbijetojnë pa punë, ose shërbejnë si skllevër nëpër dyqane skllavopronarësh. P.S. Kjo qeveri është e frikshme…!”, ka shkruar Berisha në Facebook.