Kim Mehmeti: Shqiptarin në Maqedoni e shkatërron vet shqiptari

Publicisti Kim Mehmeti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se letërnjoftimi i popullit janë elitat që ka.

“Ashtu edhe matet se çfarë ka ai popull. Nëse ai ka elita politike, elita kulturore, elita shkencore. Ata janë zëri i popullit. Nuk është zëri i popullit ai bujku i mrekullueshëm që punon. Mikrofoni i jepet Kimit, dhe nëse Kimi, nuk guxon ta thotë të vërtetën të mos del, është e pandershme”, tha Mehmeti.

Ai tha se e di që UT-ja, ka profesor të mrekullueshëm, ka 200 profesor por ata heshtin.

“Ndodhi Sopoti po ku ishte zëri i atyre, ndodhi Monstra, por ku ishte zëri i atyre”, tha publicisti Mehemti.

Kim Mehemti tha se vlerë te ne nuk është ajo që dinë që ke bërë që ke bërë vepra, por vlerë është poltronizmi ndaj partive politike.

“Si guxojnë të folin kur i kanë borxh partive politike, ne i dimë, i njohim, jemi një grusht popull”, tha më tej Mehmeti.