Kim Jong-un ka një mbrojtje të re kundër vrasjes së tij, duke ndërtuar disa pallate të reja në “qytetin e tij të ndaluar” në mënyrë që armiqtë të mos mund ta dinë kurrë se ku po fle, shkroi Daily Mail të enjten.
Imazhe të reja e re zbuluan se tetë shtëpi të reja luksoze janë ndërtuar në kompleksin Ch’angkwangsan, një pronë e fshehtë në zemër të Pyongyangut.
U identifikua gjithashtu një ndërtesë e re mbrojtjeje dhe disa parcela toke për pallate të ardhshme.
Eksperti Michael Madden tha se një arsye potenciale e ndërtimeve ishte që të mos dihej se ku qëndronte lideri korean.
“Nëse mendon se ai është në njërën shtëpi, mendohu edhe një herë, ai mund të jetë në tjetrën”.