Kikia: Shqiptarë, mos u ndjeni fajtorë. Terr*oristi nuk ka kombësi, ai është thjeshtë një vr*asës!


Një valë “pezmi” shikoj kudo në pastime në rrjet meqë njëri nga terr*oristët që bënë mas*akrën në Vjenë qenka një shtetas austriako-maqedonas, me origjinë shqiptare nga Tetova.
Qetësohuni, nuk ka pse të na kapë ndjesia e fajit kolektiv, për të qenit shqiptar.

Një terr*orist është një terr*orist. Ai nuk ka as pasaportë, as kombësi, as atdhe, as fe.. Ai ka vetëm një ideologji, ideologjinë e dhu*nës. Ka terr*oristë me pasportë amerikane sa të duash, kishte në ISIS shtetas britanikë sa të duash, italianë po e po, e gjermanë gjithashtu.

E liga është e ligë. Neve na mbetet vetëm ta dënojmë dhe të bëjmë gjithëçka që kemi në dorë që ajo të mos futet mes nesh. Të mos lejojmë që feja të shndërrohet nga mjet paqeje, në ar*më lu*fte.
Këtë po, e kemi për detyrë ta bëjmë.