Kika i “It’s my love” zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Pejës

Prezantuesi kosovar po kandidon për kryetar të qytetit të Pejës.
Kreshnik Husaj i njohur për publikun si Kika tashmë ka zyrtarizuar kandidimin për kryetar të Pejës, nga Partia Demokratike e Unitetit.

Kreshnik Husaj ka vetëm dy kandidatë për asamble komunale, e ata janë Dardan Grapci dhe Albrina Rama.
Kika ka qenë disa në krye të mediave rozë këtë vit, ndërsa si është i njohur për publikun si prezantues i cili bën bujë për arsye të ndryshme.