Kidnapimi ka ndodhur në dijeni të babait, ai ka komunikuar me organizatorin për të zhvatur para nga nëna


Motivi i vrasjes së të miturës Vanja është interesi personal, por ajo që është më e tmerrshme për publikun është se rrëmbimi ka ndodhur në marrëveshje me babain e vajzës, i cili e ka rregulluar me organizatorin e grupit dhe i dyshuari kryesor është biznesmeni Palevski.

Babai u ka treguar se në sa orë shkon vajza në shkollë dhe qëllimi ishte të zhvatnin para nga nëna.

Këto janë informacionet fillestare të mëngjesit të sotëm nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ky grup e njihte familjen dhe sipas tij bëhet fjalë për një grup kriminelësh, monstra.

Babai është ende në komisariat.

Spasovski shprehu ngushëllimet e thella familjes.