Kiçeec në liri, Mariçiq: Asgjë kontestuese në lirimin e tij

Gjashtë pjesëmarrësit në ak*sidentin e trafikut në rrugën Gostivar-Kërçovë janë në gjendje të qëndrueshme. Ata po kurohen në repartin e tr*aumatologjisë në qendrën urgjente.
Kanë lëndime në duar dhe këmbë. Pjesë e aksidentit ishte edhe i dë*nuari në rastin “Reket”, Zoran Mileski-Kiçeec, i cili sipas MPB-së, ka vozitur makinën Mercedes. Ai nuk ka thyerje, por vetëm gërvishtje, ndërsa është ankuar për dhimbje barku. Të martën do të lëshohet në shërim shtëpiak.

Të enjten, Kiçeec duhet të kthehet në bu*rgun e Strugës pasi deri atëherë i vlen liria prej 30 ditëve, e dhënë nga Drejtoria për Shqiptimin e Sanksioneve për Shërim. Nga Drejtoria njoftojnë se këto 30 ditë nuk do t’i llogariten si vuajtje të dë*nimit ndërsa Kiçeec më 6 dhe 9 gusht ka dorëzuar raporte nga kontrollet mjekësore nga Enti i Sëmundjeve Kardiovaskulare “Shën Stefani” në Ohrër. Ka pasur takikardi, dhimbje në gjoks ndërsa është vërejtur edhe shqetësim si pasojë e stresit psikik dhe fizik.

Drejtoria e Shqiptimit të Sanksioneve
“Diagnoza me të cilën specialisti ka theksuar se është e nevojshme të vazhdohen ekzaminimet mjekësore është takikardia supraventrikulare“
Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq tha se nuk ka asgjë kontestuese që Kiçeec është liruar nga bu*rgu për 30 ditë për shkaqe shëndetësore.

“Ky nuk është i bu*rgosuri as i parë as i fundit që e shfrytëzon këtë mundësi në bazë të dokumentacionit të arsyeshëm mjekësor dhe sipas ligjit dhe me leje paraprake edhe të drejtorit të bu*rgut ku e vuan dë*nimin, që janë të kompetentë të japin leje për ndërprerje të vuajtjes së dë*nimit”- deklaroi Bojan Mariçiq, ministër Drejtësisë.
Ministri i Brendshëm paralajmëron se MPB do të he*tojë për të verifikuar kush është fajtor për ak*sidentin. Policia tashmë e di kush janë dy shtetasit serb dhe po kontrollojnë nëse me fletë arr*est kërkohen nga ndonjë shtet tjetër.

“Po, i kemi identitetet e tyre dhe po punohet në zbardhjen e çfarëdo lidhje të tyre me diçka të dyshimtë dhe në mënyrë shtesë për këtë do të ndërmerren masa”- pohoi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.
Kiçeec pasi pranoi fajin u dë*nua me tre vjet bu*rg për rastin “Reket”. Ai në këtë rast ishte i ak*uzuari i tretë përskaj Bojan Jovanovskit dhe ish kryeprokurores së PSP-së Katica Janeva, që u dë*nuan me nëntë vjet, gjegjësisht shtatë vjet bu*rg.