Kiara zbutet shumë me Luizin: Unë të kam xhan, nuk rri dot pa të folur fare, por…ka një POR

Shtëpia e Big Brother është në qendër të vëmendjes prej personazheve që ndodhen brenda. Luiz Ejlli dhe Kiara Tito duken se kanë sheshuar debatet me njëri-tjetrin.

Së fundmi, është Kiara që ka biseduar me këngëtarin duke i treguar se ka një lloj konsideratë për të. Mes të qeshurash, ku gjithmonë Luizi është i pashmangshëm në humorin e tij të veçantë, ajo i tha:

“Unë të kam xhan, nuk rri dot pa të folur fare. Ti më ke kuptuar më shumë se të gjithë këta këtu. Më le të jem e lirshme, të lutem.”

Kiara e çoi më tej deklaratën e saj, duke i thënë Luizit se në një moment kishte menduar të ishte në krahët e tij, por pas “mαshtrimit” që iu bëri, gjithçka është fshirë. “Në një moment e kam menduar të jem në krahët e Luizit, por pas asaj që bëre m’u fshi”, tha moderatorja bukuroshe.

Bjordi ka ngαcmuar Luizin se çfarë do të bënte ai sikur në shtëpi të hynte një vajzë që do e pëlqente atë, a do hiqte ai dorë nga Kiara?

Bjordi: Sikur te futet një konkurrente e re ti e pëlqen edhe ajo ty, a je i hapurti? Luizi: Ajo do më ndihmojë shumë, se do e bëj Kiarën për vete!