Kiara Tito publikon foton ‘provokuese’, Luiz Ejlli i bën komentin epik: Ika rënë minifundi se…

Këngëtari Luiz Ejlli dhe partnerja e tij, Kiara Tito, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga “Big Brother Vip 2”.

Çifti është mjaft aktiv në rrjetet e tyre sociale ku shpesh herë ata postojnë foto apo video krah njëri-tjetrit. Së fundmi Kiara ka publikuar një foto ku shfaqet plot stil. Mirëpo një detaj që vihet re në veshjen e saj është minifundi i cili lejon të duket edhe një pjesë e të brendshmeve të moderatores.

Mirëpo nuk kishte si të mos mungonte dhe komenti epik i Luizit i cili në formë shakaje shprehet se Kiara është dobësuar dhe prandaj i ka rënë pak minifundi.

“Ështe dobësuar, prandaj i ka rënë pak minifundi. Faleminderit për mirekuptimin”, shkruan teksa nuk kanë munguar dhe reagimet e fansave ndaj komentit të tij.

Kujtojmë se prej disa ditësh tashmë në rrjet po aludohet se ëifti mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Kjo erdhi pas disa fotove të Kiarës gjatë festës së 30 vjetorit të martesës së prindërve të saj pasi u shfaq barkun e rrumbullakosur, i cili bie menjëherë në sy edhe nga veshja e moderatores.