Khabib su*lmon Macron për komentet mbi Islamin: “I plotfuqishmi ia shpërfytyroftë fytyrën kësaj krijese”

Ish-sportisti i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, ka sulmuar verbalisht presidentin francez, Emmanuel Macron, pas komenteve të tij rreth su*lmeve të fundit te*rroriste në Francë, me një postim në Instagram që bën thirrje për “të Plotfuqishmin t’ia shpërfytyrojë fytyrën kësaj krijese”.
Khabib është një mysliman praktikues nga Republika e Dagestanit dhe ka folur rregullisht për ndikimin e besimit të tij në jetën dhe karrierën e tij në sportin e Arteve të Përziera Martiale.
Por ai e vuri në shënjestër Presidentin Macron të premten me një postim në Instagram që përmbante një shenjë çizme mbi fytyrën e liderit francez, së bashku me një fragment me fjalë në gjuhë ruse e arabe, së bashku me një pasazh nga Kurani.

Ai shkroi: “I Plotfuqishmi le t’ia shpërfytyrojë fytyrën kësaj krijese dhe të gjithë pasuesve të saj, të cilët, nën parullën e lirisë së fjalës, ofendojnë ndjenjat e më shumë se një miliard e gjysmë besimtarëve myslimanë. I Plotfuqishmi i poshtëroftë ata në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Allahu është i shpejtë në llogaritjen dhe ju do ta shihni këtë”, ka thënë Nurmagomedov.

“Ne jemi muslimanë, ne e duam Profetin tonë Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) më shumë sesa nënat, baballarët, fëmijët, gratë dhe të gjithë njerëzit e tjerë të afërt me zemrat tona. Më besoni, këto provokime do t’u kthehen atyre, fundi ekziston gjithmonë për ata që kanë frikë nga Zoti”.
Khabib shtoi ajetin 33:57 nga Kur’ani, në të cilin thuhet: “Në të vërtetë, ata që e shajnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Allahu imallkoi në këtë botë dhe në Ahiret dhe përgatiti për ta mundime poshtëruese”.