KFOR’i nuk e ka marrë nën kontroll Liqenin e Ujmanit por prania e tyre atje është pjesë e një ushtrimi të planaifiuar më herët.
Kështu ka thënë një zyrtar për media i KFOR’it për Radion Evropa e Lirë.
“KFOR-i nuk ka marrë nën kontroll asgjë. KFOR-i ka mbajtur një ushtrim të planifikuar që dy ditë,” ka thënë zyrtari i NATO-s.
“Ne kemi bërë një ushtrim të planifikuar në të gjithë Kosovën dhe jo vetëm në veri. Kjo është bërë për t’i testuar kapacitetet dhe gatishmërinë e ushtarëve të KFOR-it”, ka thënë ai.