Forca paqeruajtëse që vepron edhe në Kosovë, KFOR-i, aktualisht është duke mbështetur FSK-në dhe njësitet tjera të Kosovës që po lu*ftojnë për ta shuar një zjarr që ka kapluar rajonin e Pejës me helikopterë dhe kova Bambi.
Zyrtari për Marrëdhënie me Publikun në KFOR, Jace Rivard, ka thënë se kjo kërkesë për mbështetje erdhi përmes KFOR-it në Komandën Rajonale – Lindje.
“Helikopterët do të jenë në qiell gjatë orëve në vazhdim derisa zjarri të jetë nën kontroll. Do të doja të theksoja se as Komanda Rajonale – Lindja dhe as Shtabi i KFOR-it nuk është udhëheqës i këtyre përpjekjeve në lu*ftimin e zj*arrit, por jemi këtu jemi këtu me të gjitha asetet tona ajrore, për t’i mbështetur organizimet e Kosovës në Pejë që janë duke e lu*ftuar zjarrin”, ka thënë Rivard.
Kujtojmë se rajoni i Rugovës në Pejë tash e dy ditë është duke u përballur me zj*arrin teksa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se tashmë zj*arri është lokalizuar dhe njerëzit dhe pronat e tyre janë të sigurtë.