KFOR-i deklarohet për flamurin që u hoq dje në Veri, tregon se në cilën pjesë ndodhej

Gjatë tërë ditës së djeshme u raportua se flamuri kombëtar shqiptar i vendosur fare pranë liqenit të Ujmanit, ishte hequr,  nga ushtria serbe, duke shkaktuar kështu pakënaqësi të shumta se si ushtria serbe, hynë brenda territorit të Kosovës.

IndeksOnline ka kontaktuar me KFOR-i, të cilët janë përgjegjës për sigurinë në vend.  Në përgjigjen zyrtare, theksohet se territori në të cilin ishte i vendosur flamuri kombëtar, i takon shtetit serb.

“Kemi parë raportimet në medie, dhe nëse nuk gabohemi  vendi i quajtur Tutit, është pjesë e territorit të Serbisë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Në anën tjetër IndeksOnline ka kontaktuar edhe me autoritet kosovar, se a kanë njohuri për këtë rast dhe ende është në pritje të një përgjigje.