KF Shkëndija: Kemi dorëzuar ankesë deri tek FFM për arbitrin në ndeshjen me FC Shkupin

Nga Klubi Futbollistik Shkëndija njoftojnë se kanë dorëzuar dorëzuar ankesë deri tek Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut në lidhje me ndeshjen e djeshme me FC Shkupin. Nga ky klub kontestojnë referimin e ndeshjes që përfundoi me rezultat 1:1.

Në vijim njoftimi i plotë nga KF Shkëndija:
Njoftojmë opinionin e gjerë se KF Shkëndija ka dorëzuar ankesë deri te Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut për mënyrën se si arbitri Jakimovski e referoi ndeshjen e xhiros së 17-të.
Ankesës i është bashkëngjitur edhe një video-dëshmi ku shihet qartë ndarja selektive dhe tendencioze e drejtësisë nga ana e arbitrit Jakimovski. Në video-dëshminë mund të shihen disa nga rastet e dyshimta, por veçohen dy raste:

Arbitri Jakimovski pa të drejtë dhe duke mos patur asnjë arsye, por me tendencë ndëshkoi me karton të kuq përfaqësuesin e KF Shkëndija. Gjatë momenteve të ndëshkimit me karton të kuq, Jakimovski ofendoi me fjalë fyese përfaqësuesin e klubit tonë.
Në minutën e 93-të kapiteni Egzon Bejtullai u ndal në mënyrë të palejuar, me gjest tepër jo korrekt dhe jo sportiv nga lojtari me numër 10 i Shkupit, Alvarez. Gjykojmë se Jakimovski në këtë rast duhej të tregonte karton të kuq për lojtarin kundërshtar.