Keyetari i Komunës së Bogovinës uron Fitër Bajramin!

Keyetari i Komunës së Bogovinës Besnik Emshiu ka uriar Fitër Bajramin, Emshiu ka shkruar:

“ Të nderuar qytetarë,

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, shfrytëzoj rastin që në emër të administratës komunale dhe në emrin tim personal t’ju uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame kudo që ndodhen që kjo ditë e shënuar të jetë ditë e përforcimit tonë ndaj besimit, sakrificës dhe tolerancës.
Me shpresë për agjërim dhe lutje të pranuara, uroj që kjo festë të përcillet me vepra të mira, sepse kjo është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit dhe paqes.
Me fat festa e Fitër Bajramit!

Me respekt, i juaji
Besnik Emshiu”