Këtyre shtetve u kërkohet testi PCR për të hyrë në Kosovë


Italia, Kroacia, Polonia dhe Lihtenshtajni, i janë bashkuar listës së vendeve, shtetasit e të cilave nuk mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar një test PCR-Negativ.
Deri tash, pjesë e kësaj liste janë 20 shtete evropiane, të cilat kanë rrezik të lartë të infektimit.

E për mënyrën se si vendoset që një shtet ka rrezik të lartë të infektimit, kanë dhënë detaje nga Ministria e Shëndetësisë.
Në këtë institucion kanë deklaruar se Kosova vepron në bazë të listës së publikuar në ëeb faqen e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), listë kjo që përditësohet vazhdimisht.
“Lista është e publikuar në web-faqen e ECDC dhe në bazë të saj veprohet edhe në Kosovë. Me rrezik të lartë konsiderohen vendet që kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100.000 banorë”, kanë deklaruar nga Ministria.