Këtu mund të aplikoni për vauçerë turistikë!

Ministria e Ekonomisë sot shpalli thirrjen publike për zbatimin e masës – pushim i organizuar i punëtorëve me të ardhura të ulëta, të ardhurat mujore të të cilëve në familje nuk e kalojnë shumën neto prej 30,000 denarë.

Kjo masë është pjesë e Programit për turizëm vendor për punëtorë me të ardhura të ulëta 2021 dhe parashikon lëshimin e kuponëve të turizmit në vlerë prej 12,000 denarëve për persona me të ardhura të ulëta për t’i përdorur ato në objektet e kategorizuara hotelierike për akomodim (hotele) të vendosura në qendrat turistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut që më parë janë raportuar në Ministrinë e Ekonomisë.
Thirrja publike dhe dokumentet që duhet të paraqiten mund të gjenden në web faqen e Ministrisë së Ekonomisë në lidhjen e mëposhtme:

https://www.economy.gov.mk/doc/2974