Këto vendbanime të Shkupit nesër do të mbesin pa ujë dhe pa energji elektrike

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e energjisë, nesër pa energji elektrike do të mbetën një pjesë e përdoruesve të komunës së Gazi Babës dhe Sarajit, ndërsa disa pjesë të komunës së Karposhit do të kenë ndërpreje të furnizimit të ujit.

Në periudhën prej ora 07:45 deri në 15:30 pa energji elektrike do të mbeten rruga “Palmiro Talati”, rruga “Maxhari”, dhe Maxhari 3, të komunës së Gazi Babës.
Pa energji elektrike nga ora 09:00 deri ora 13:00, do të jenë përdoruesit e fshatit Shishovë të Sarajit.
Ndërprerje të ujit do të këtë nga ora 09:00 një pjesë e rrugëve “Borka Talevski” dhe “Atinska”, të komunës së Karposhit. Përdoruesit do të jenë pa ujë për shkak të lidhjes së furnizimit me ujë f-1 në rrugën “Borka Talevski”71