Ndryshime klimatike, sëmundjet dhe faktorë të tjerë paraqesin një kërcënim për prodhimet globale, madje mund të zhdukin edhe ushqimet tuaja të preferuara.
Bajamet – Kërkesa për bajame dhe qumështi i bajames duket se është gjithnjë në rritje, por ka pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e prodhimit të tyre. SHBA ka një gjigant të një industrie bajamesh dhe kjo mbështetet në miliarda bletë, të cilat dërgohen për të pjalmuar pemët e shumta të bajameve të Kalifornisë. Mjerisht, një numër i madh bletësh po vdesin gjatë këtij procesi, për shkak të ë pesticideve dhe parazitëve. Këto metoda bujqësore në shkallë të gjerë përbëjnë një kërcënim jo vetëm për ushqimin tuaj të preferuar të shëndetshëm, por edhe për të ardhmen e vetë bletëve.
Brokoli – Brokoli është një tjetër perime kryesore që mbështetet në pllenimin nga bletët, shkalla e rënies së të cilave është “në përputhje me një zhdukje masive”, sipas një raporti nga Universiteti i Otavës. Disa studime thonë se kultura tashmë është prekur nga “pjalmimi joadekuat” dhe diversiteti i reduktuar në pjalmuesit.
Mjalti – Sigurish, mjalti është një tjetër produkt që mund të pushojë së ekzistuari. Prodhimi i mjaltit varet tërësisht nga bletët, të cilat mbledhin nektarin e luleve dhe e zbërthejnë atë përpara se ta depozitojnë në një huall mjalti. Procesi i avullimit, prodhon rezultatin përfundimtar, megjithatë pa bletë, nuk ka as mjaltë.
Kafja – Shumë prej nesh nuk mund të funksionojnë pa pijen e mëngjesit. Por, për shkak të ndryshimeve klimatike, pija jonë e preferuar e nxehtë përballet me një të ardhme të pasigurt. Sipas një raporti të Institutit Klimatik të Australisë, nëse nuk ndërmerren veprime për të reduktuar emetimet, ndryshimi i klimës mund të “shkurtojë zonën globale të përshtatshme për prodhimin e kafesë deri në 50% deri në vitin 2050”. Sipas këtij raporti, kafja e egër mund të zhduket deri në vitin 2080.
Avokado – Avokadot janë ushqim i preferuar për shumë njerëz. Pavarësisht popullaritet që ka, e ardhmja e saj mbetet e pasigurtë. reth 72 litra ujë nevojiten për të rritur vetëm 1 lb avokado dhe mendohet se burimet e disponueshme nuk do të jenë në gjendje të përballojnë kërkesën e madhe globale – veçanërisht duke pasur parasysh që Kalifornia, një shtet kyç i rritjes së avokados, ka pësuar thatësirë të mëdha gjatë kësaj dekade.
Pjeshka – Ndryshimet klimatike do të ndikojnë edhe te pjeshkat. Problemi kryesor janë temperaturat e luhatshme dhe të paparashikueshme, të cilat nga ana tjetër mund të çojnë në varfërim të të korrave dhe një sezon të paparashikueshëm korrjesh. Ngrohjet e hershme dhe të ftohtit intensiv dëmtuan rendimentet në shtetet verilindore të SHBA-së në vitin 2016 dhe mendohet se historia mund të përsëritet lehtësisht në të ardhmen.
Makaronat – Makaronat janë ushqim shumë i dashur dhe komod, prandaj ndryshimet kliamtike mund të ndikojnë për të keq edhe te makaronat. Makaronat bëhen nga gruri i fortë, një kulturë që favorizon temperaturat më të ftohta dhe mund të ndikohet negativisht nga shumë (ose shumë pak) reshje. Raportet e kaluara kanë treguar se rendimentet e këtij lloj gruri në Itali mund të kenë një rënie të madhe që nga viti 2020, ndërsa fermerët e durumit në Dakotën e Veriut i kanë ndjerë tashmë efektet.
Orizi – Orizi është një tjetër kulturë thelbësore që mund të ndjejë efektet e ndryshimeve klimatike. Raportet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë paralajmërojnë për ndikimin e rritjes së nivelit të detit në prodhimin e orizit, ndërsa kushtet e thata kanë ndikuar në rendimentet gjetkë. Nëse prodhimi i orizit zvogëlohet seriozisht, kjo mund të çojë në mungesa të konsiderueshme ushqimore në të gjithë globin.