Historia e një 11 vjeçari i cili vrau gjyshën e tij, para se të vriste edhe vetën është shumë tragjike.
Por një studim i ri sugjeron se fëmijët shumë lehtë kanë akses në armët e zjarrit që gjenden në shtëpitë e tyre, transmeton gazetametro.net.
Ende nuk dihet se si ky djalosh nga Arizona e gjeti armën e gjyshit të tij, por përgjatë gjithë Amerikës miliona fëmijë jetojnë në shtëpi ku ka edhe armë, e të cilat ata mund t’i gjejnë shumë lehtë.
Fatmirësisht, në disa shtete ekziston një ligj i cili i dënon prindërit që mbajnë armë të cilat fëmijët e tyre mund t’i gjejnë shumë lehtë.
Por ky ligj nuk vlenë në shumë vende të Amerikës, kjo pasi që sipas studimit rreth 4.6 milionë fëmijë atje jetojnë në shtëpi ku gjendën armë të cilat nuk janë të fshehura mirë.
Këto shifra janë shumë të larta dhe shqetësuese, pasi që sulmet me armë në vende të ndryshme po shpeshtohen çdo ditë e më shumë.
Më posht mund të gjeni listën e vendeve të cilat e ndalojnë me ligj mbajtjen e armëve në prani të fëmijëve.