Këto pjesë të Shkupit nesër do të jenë pa energji elektrike

Një pjesë e konsumatorëve të fshatit Shishevë nesër nga ora 8:00 deri 10:30 do të jenë pa energji elektrike.
Nga 8:00 deri 13:00, pa energji elektrike do të jenë edhe një pjesë e konsumatorëve të rrugës “Salvador Alende” në Komunën Qendër, nga 8:30 deri 11:30 konsumatorët e fshatrave Lubin, Svillare të Poshtme dhe të Epërme, Rashçe, Bojanë, Radushë, Dvorcë, Orashje dhe Kondovë, si dhe një pjesë e fshatrave Vollkovë dhe Kuçkovë, ndërsa nga ora 8:30 deri 12:00 konsumatorët e rrugëve “7” në fshatin Batincë.

Në periudhën nga ora 8:30 deri 12:00, pa furnizim me energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “Hristo Smirnevski”, “Petar Pop Arsov” dhe bulevardi “Partizanski Odredi” përgjatë Sallës Universale deri te rruga ” 13 Juli”, nga ora 8:30 deri 14:00 një pjesë e konsumatorëve të rrugës “Maksim Gorki” në parkingun te Mister Xhek midis bulevardeve “Kliment Ohridski” dhe “Teodisij Gologanov” dhe ndërtesa numër 11, ndërsa nga ora 9:00 deri 13:00 konsumatorët e rrugës “Jurij Gagarin” në Komunën Qendër.
Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është ndërhyrja teknike në rrjetin elektro shpërndarës nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni.