Këto janë vendvotimet dhe numri i votave që kontestohet nga VLEN-i

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot duhet të nis shqyrtimin e ankesave të dorëzuara nga VLEN-i, VMRO, Levica dhe LSDM e që kontestohen disa vendvotime në Zonën 6 zgjedhore dhe Zonën 5 zgjedhore. Koalicioni VLEN ndërkohë ka dorëzuar dhjetë ankesa vetëm për Zonën 6 zgjedhore, konkretisht konteston vendvotime në Komunën e Gostivarit, Bogovinës, Zhelinës dhe në Tetovë, shkruan gazeta KOHA.

Në vendvotimet e Zonës 6 zgjedhore për të cilët janë dorëzuar ankesa, Fronti Europian ka fituar 1765 vota, ndërsa koalicioni VLEN – 1477 vota. Në BDI thonë se, absurdi i ankesave është se pikërisht në disa nga këto vendvotime, VLEN-i ka fituar 2 me 1 ndaj Frontit Europian.

Por, meqenëse VLEN-it i duhen vetëm 110 vota për të fituar një deputet plus, e njëjta është ankuar në KSHZ edhe pse në procesverbalet e firmosura nga të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit nuk ka asnjë vërejtje. Arsyetimi i VLEN-it është se, në kutitë e votimit ka dallim të numrit të votave me nënshkrimet në librin më emrat e votuesve. Më poshtë, gazeta KOHA ka siguruar numrat e vendvotimeve dhe numrin e votave që kanë marrë të dyja palët – Fronti Europian dhe Koalicioni VLEN.