Këto janë ushqimet tjera që mund të gjenden në listën e prodhimeve me çmime “të ngrira”

Vezët, orizi, makaronat dhe brumërat tjerë, mund të vendosen në listën e gjërë të prodhimeve çmimet e të cilave do të ngrihen deri më 31 janar të vitit 2022. A do t’i shtojë Qeveria këto prodhime të bukës, sheqerit, miellit, qumështit, vajit nga luledielli, mishit dhe prodhimeve të thata të mishit të cilat tashmë janë “para ngrirjes”, do të varet nga të dhënat e Entit për Statistikë në pjesën e lëvizjes së çmimeve në tregtinë me pakicë dhe tregtinë me shumicë për muajin nëntor.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi mbrëmë paralajmëroi se nëse të dhënat tregojnë që ka rritje, ndërsa qytetarët e ndjejnë atë, lista do të zgjerohet. Edhe për prodhimet e shtuara, deri në fund të janarit të vitit tjetër, mund të vlejnë çmimet të cilat janë formuar nga tregtarët më 1 dhjetor.

Bekteshi thotë se qëllimi është të mbrohet standardi i qytetarëve dhe të parandalohen çmimet goditëse, veçanërisht në kohë të krizës energjetike, duke e marrë parasysh se çmimet e energjisë elektrike mund të ndikojnë direkt dhe indirekt në rritjen e çmimeve dhe të prodhimtarisë e tregtisë.

Qeveria më 4 dhjetor solli vendim të ngrihen çmimet e prodhimeve ushqimore bazë. Çmimet e bukës, sheqerit, miellit-tip 400, vajit nga luledielli për ushqim, qumështit me yndyrë prej 2,8, 3,2 dhe 3,5 për qind, mishit të freskët dhe prodhimeve të thata të mishit, djathit dhe gjizës, nuk do të ndryshojnë deri në fund të janarit. Ngrirja e çmimeve vlen për tregtinë me pakicë dhe shumicë.
Nga Qeveria paralajmëruar se vendimi për përcaktim të çmimeve më të larta të prodhimeve ushqimore bazë, mund të vazhdohet edhe pas 31 janarit të vitit 2022 nëse edhe më tutje e kërkon gjendja e tregut.