Këto janë tri “edukatoret” që dyshohet se e dhunuan fizikisht 3 vjeçarin në çerdhen e Fushë Kosovës


Një fëmijë i moshës tre vjeçare është rrahur nga edukatorja në kopshtin “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë.

Një familjar i trevjeçarit ka treguar se si nipi i tij është tërhequr zvarrë nëpër korridoret e kopshtit duke i shkaktuar edhe lëndime të rënda fizike.

Fatos Geci që besohet të jetë daja i vogëlushit ka reaguar në Facebook duke publikuar edhe videon ku shihet dhuna e ushtruar ndaj trevjeçarit.

Fotografitë e të njëjtave janë publikuar nga vet Geci.

(www.bricks4kidz.com)