Këto janë statistikat e fundit për komunën e Kumanovës!

Me anketën e Analiticapoll e cila u realizua në periudhën nga 5-12 shtator 2021, për besimin e kandidatëve në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 17 tetor, rezultatet tregojnë për besueshmëri të përafërt tek të njejtit. Nga 1086 të anketuar- qytetarë të Komunës së Kumanovës, pretendentët kryesorë për besueshmëri mes të anketuarve (maqedonas, shqiptarë, romë, vllehë) janë Oliver Ilievski (LSDM dhe koalicioni) me 23.7%, Maksim Dimitrievski (kandidat i pavarur) me 21.9% dhe Toni Mihajllovski (VMRO DPMNE) me 20.6%.

Në anketë, kandidatët e tjerë, Bekim Saliu (ASH-AAA) me 5.2%, Teodora Dimitrovska (PLD -DOM) me 3.1%, ndërsa 9.6% nuk e dinë për kë do të votojnë dhe 15.9% nga të anketuarit janë përgjigjur se nuk do të votojnë.
Nga anketa shihet qartë se në Kumanovë do të zhvillohet garë e ngushtë dhe si duket do të ketë rreth të dytë.