Këto janë shtetet që e votuan Shqipërinë në finalen e Eurovisionit


Mbrëmë (e shtunë) është mbajtur nata finale e Eurovision 2021 dhe në edicionin e 65-të fitues u shpall Italia përfaqësuar nga grupi “Maneskin” me këngën “Zitti e buoni”.
Shqipëria ndërkohë ishte një nga 26 shtetet finalistet e festivalit evropian, ku ka performuar e dyta në radhë.
Siç është parë, nga 39 shtetet pjesëmarrëse vetëm katër prej tyre e kanë vlerësuar përfaqësuesen e Shqipërisë, Anxhela Peristerin, me këngën “Karma”.

Juria e Holandës i ka dhënë 1 pikë, San Marino 2 pikë, 7 pikë Danimarka, gjersa Malta ka dhënë vlerësimin maksimal me 12 pikë, duke grumbulluar një total prej 22 pikësh nga juria profesioniste.
Anxhela po ashtu ka marrë edhe 35 pikë nga votat e publikut duke arritur vlerësimin final me 57 pikë (renditur në vendin e 21).
Britania e Madhe këtë vit u vlerësua me 0 pikë, teksa të tilla ishin edhe Spanja, Gjermania e Holanda – të cilat më vonë morën edhe disa vota nga juria e profesionistëve.
Në anën tjetër, Peristeri u vlerësua mjaft shumë për vokalin e fuqishëm dhe për paraqitjen e mahnitshme skenike.