Këto janë shtetet më të cilët Maqedonia e Veriut realizon më së shumti shkëmbim tregtar


Në muajin janar dhe shkurt është regjistruar rritje e eksportit dhe importit në Maqedoninë e Veriut në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Deficiti tregtar në periudhën janar – shkurt të vitit 2022 është 571 759 000 euro”, bëjnë të ditur nga Enti Shtetëror i Statistikave. Në muajin janar dhe shkurt është regjistruar rritje e eksportit për 13.4 përqind, ndërsa importi për 30.5 përqind në krahasim me periudhën e vitit të kaluar.

“Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e shprehur në euro, në periudhën janar – shkurt të vitit 2022, është 1 216 429 000 euro, ndërsa vlera e mallit të importuar është 1 788 187 000 euro”, raportojnë nga Enti. Raportohet që Maqedonia e Veriut realizon shkëmbim tregtar më të madh me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Bullgarinë dhe Serbinë.