Në vend janë 8.415 raste aktive, shumica prej të cilave 3.797 janë në Shkup. Në Manastir janë 635 raste aktive, në Prilep 401, në Kumanovë 379, në Kavadar 363, në Veles 358, në Shtip 264 raste, Tetovë 226 raste aktive.
Sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti i Shëndetit Publik për 24 orët e fundit, gjatë 3.296 analizave të kryera janë regjistruar 469 raste të reja me COVID-19, 13 të vdekur, 375 të shëruar.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha dje se për momentin nuk do të ketë rekomandime për masa të reja kufizuese.
Ministria e Shëndetësisë dje publikoi analizën për periudhën 6 gusht deri më 11 nëntor, sipas të cilës, në tre muajt e fundit, 71 për qind e të infektuarve me COVID-19 nuk janë vaksinuar, krahasuar me 29 për qind që janë vaksinuar. Nga qytetarët e vdekur 80 për qind ishin të pa vaksinuar dhe 20 për qind ishin të vaksinuar.
Të vaksinuar janë personat që janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.
“Në periudhën 6 gusht deri më 11 nëntor në territorin e vendit janë pozitivë nga testimi për COVID-19 52.436 qytetarë, 29 për qind prej tyre janë vaksinuar plotësisht, pra 15.456 persona. Është një numër i madh i qytetarëve të pavaksinuar që janë infektuar me COVID-19. Sipas statistikave për tre muajt e fundit, 36.980 qytetarë ose 71 për qind e pozitivëve nuk janë vaksinuar”, thuhet në analizën e Ministrisë së Shëndetësisë.