Këto janë njëzet videot më të shikuara të të gjitha kohërave në YouTube

E keni pyetur ndonjëherë veten se cilat janë videot më të shikuara në YouTube?
Videot më të shikuara në YouTube të të gjitha kohërave janë pothuajse ato që prisni: klipe me miliona klikime nga artistët më të shquar në botë, shkruan Wealthy Gorilla.

Megjithatë, me siguri do të habiteni po aq sa ne kur shohim disa video të animuara për fëmijë në listë – me një total prej nëntë miliardë shikimesh!
Pra, le të zhytemi në 20 videot më të shikuara në YouTube të të gjitha kohërave dhe të shohim se çfarë janë.

20. J Balvin, Willy William – Mi Gente
Shikime: 2.72 miliardë
Fillimi i listës së videove më të shikuara në YouTube të të gjitha kohërave është kënga “Mi Gente”.

Shkruar dhe regjistruar nga këngëtari kolumbian, J Balvin, dhe këngëtari dhe producenti francez Willy William, Mi Gente (anglisht: My People) është një remix i këngës origjinale të Williams, “Voodoo Song” dhe u publikua në mbarë botën më 30 qershor 2017, nga Universal Music Latin.
Që nga publikimi i saj, “Mi Gente” është ripërpunuar nga disa prej artistëve më të mirë në botë, përfshirë Beyonce.
Deri më tani, klipi ka rreth 2.72 miliardë shikime në YouTube dhe ka fituar një MTV VMA.

19. Passenger – Let Her Go
Shikime: 2.72 miliardë
Në vendin e nëntëmbëdhjetë është kush tjetër pos “Let Her Go”.

Kënga është shkruar nga kantautori anglez Mike Rosenberg, (a.k.a Passenger), dhe është bashkëprodhuar nga Rosenberg dhe Chris Vallejo. “Let Her Go” u publikua në vitin 2012.
“Let Her Go” ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, duke arritur majat e top-listave në shumë vende dhe duke fituar disa çmime të industrisë së muzikës. Klipi u publikua në YouTube më 25 korrik 2012 dhe që atëherë ka marrë mbi 2.7 miliardë shikime.

18. Alan Walker – Faded
Shikime: 2.79 miliardë
Faded është një këngë hit nga norvegjezi, DJ dhe producenti, Alan Walker.
Kënga u publikua në mbarë botën më 3 dhjetor 2015 dhe arriti kulmin në top dhjetëshen e top listave të shumicës së vendeve në të cilat u shfaq.

Videoja muzikore u filmua në guroren ‘Rummu’ në Estoni, prodhuar dhe redaktuar nga Bror Bror, dhe me regji nga Rikkard dhe Tobias Häggbom. Videoja në YouTube aktualisht ka mbi 2.7 miliardë shikime dhe mbi një miliard dëgjime në Spotify.

17. Katy Perry – Dark Horse ft. Juicy J
Shikime: 2.80 miliardë
Videoja e shtatëmbëdhjetë më e shikuar në YouTube është “Dark Horse”.
Kënga u publikua më 17 shtator 2013, nga Capitol Records për të ndihmuar në promovimin e albumit të katërt në studio të Katy Perryt, “Prism”.

“Dark Horse” u bë një sukses tregtar ndërkombëtar, duke arritur në top 10 në 20 vende, duke shitur mbi 13.2 milion njësi në mbarë botën dhe duke fituar disa çmime të industrisë së muzikës.
Katy gjithashtu u bë femra e parë që ka një video në YouTube me një miliard shikime.

16. Major Lazer & DJ Snake – Lean On ft. MØ
Shikime: 2.83 miliardë
“Lean On” është një tjetër klip që u bë një nga videot më të shikuara të YouTube.
Kënga është regjistruar nga grupi i muzikës elektronike, Major Lazer, dhe përfshin DJ Snake.

U publikua më 2 mars 2015, duke qenë pjesë e albumit të tretë të grupit, “Peace Is the Mission”.
“Lean On” ishte një sukses kritik dhe komercial dhe u bë kënga më e dëgjuar e të gjitha kohërave të Spotifyt, me mbi një miliard dëgjime në mbarë botën nga mesi i vitit 2017.
Videoja muzikore u shfaq në YouTube më 23 mars 2015 dhe ka arritur të grumbullojë mbi 2.8 miliardë shikime.

15. Enrique Iglesias – Bailando ft. Descember Bueno, Gente De Zona
Shikime: 2.86 miliardë
“Bailando”, që do të thotë “Dancing” në anglisht, është një këngë nga albumi i dhjetë në studio i Enrique Iglesias, “Sex and Love”.

Universal Republic Records publikoi këngën dhe disa versione të tjera pasuan më vonë.
Videoja muzikore u vlerësua nga Billboard dhe Huffington Post, dhe versioni spanjoll është shikuar mbi 2.8 miliardë herë deri më sot.

14. Taylor Swift – Shake It Off
Shikime: 2.93 miliardë
Tjetra në listë është “Shake It Off” nga Taylor Swift.
Kënga u regjistrua për albumin e saj të pestë, “1989”, dhe përfaqëson një këngë të stilit dance-pop që mendohej të ishte një këngë e ngjashme me stilin e saj të mëparshëm country-pop të Swift.

Ishte një sukses komercial dhe u bë kënga e dytë solo numër një e artistes Swift në ShBA, duke qëndruar në tabelën e Billboard për 50 javë rresht.
Videoja muzikore u publikua më 18 gusht 2014 dhe është shikuar mbi 2.9 miliardë herë deri më sot.

13. OneRepublic – Counting Stars
Shikime: 2,99 miliardë
Grupi amerikan i popit, One Republic, publikoi “Counting Stars” në vitin 2013 për të promovuar albumin e tyre të tretë në studio, “Native”.

Kënga u bë një nga këngët më të suksesshme të grupit, duke shitur mbi një milion kopje në Mbretërinë e Bashkuar dhe duke arritur numrin një në shumë vende të tjera.
Videoja shoqëruese është videoja e 13-të më e shikuar në YouTube e të gjitha kohërave, me mbi 2.9 miliardë shikime.

12. Ed Sheeran – Thinking Out Loud
Shikime: 3.02 miliardë
Ed Sheeran është një nga emrat më të mëdhenj në industrinë e muzikës, kështu që nuk do të habiteni kur të dini se ai ka në emër të tij dy nga videot më të shikuara në YouTube në botë.

“Thinking Out Loud” është e para nga të dyja, me mbi 3 miliardë shikime në mbarë botën, duke e bërë atë videon e 12-të më të shikuar në platformën e videove YouTube.
Videoja gjithashtu mori disa nominime për çmime, dhe kënga u bë kënga e parë që kaloi një vit të plotë në top 40 në Mbretërinë e Bashkuar.

11. Katy Perry – Roar
Shikime: 3.10 miliardë
“Roar” nga Katy Perry është videoja e dytë më e shikuar në YouTube e artistes, në listën tonë, dhe ka mbi tre miliardë shikime.

Është gjithashtu një këngë nga albumi i saj i katërt në studio, “Prism”, dhe ishte një tjetër sukses komercial për artisten. Ai kryesoi listat në vende si: Austria, Australia, Kanadaja, Irlanda, Izraeli, Zelanda e Re dhe Mbretëria e Bashkuar.
Videoja muzikore u publikua në YouTube më 5 shtator 2013 dhe arriti tre miliardë shikime deri në shkurt 2020, duke e bërë Katyn artisten e parë femër që arrin mbi tre miliardë shikime në YouTube.

10. Maroon 5 – Sugar
Shikime: 3.22 miliardë
Videoja e dhjetë më e shikuar në YouTube e të gjitha kohërave është “Sugar” nga Maroon 5.
Grupi regjistroi këngën për albumin e tyre të pestë në studio, “V”, i cili arriti kulmin në tabelën amerikane të Billboard Hot 100 në vendin e dytë.

Videoja muzikore u bazua në komedinë romantike të vitit 2005, “Wedding Crashers”, dhe u shfaq premierë në kanalin YouTube të grupit më 14 janar 2015.
Që nga qershori 2020, “Sugar” ka mbi 3.2 miliardë shikime në YouTube.

9. Justin Bieber – Sorry
Shikime: 3.30 miliardë
Në vendin e nëntë në listë, është kënga hit e Justin Bieber në vitin 2015, “Sorry”.
Kënga u regjistrua për albumin e tij të katërt në studio, “Purpose”, dhe u publikua në mbarë botën më 22 tetor 2015.

Ajo u bë një sukses i madh tregtar, duke kryesuar listat në më shumë se trembëdhjetë vende dhe duke u bërë një nga publikimet e muzikës dixhitale më të shitur ndonjëherë.
Videoja tani ka marrë më shumë se tre miliardë shikime në YouTube dhe ishte videoja e shtatë më e shpejtë në histori që arrin dy miliardë shikime.

8. Loo Loo Kids – Johny Johny Yes Papa
Shikime: 3.50 miliardë
Për ata prej jush që nuk e dini se çfarë është kjo, Johny Johny Yes Papa është një vjershë në anglisht për një fëmijë të quajtur Johny, i cili është kapur në flagrancë duke ngrënë sheqer pranë tij.

Videoja u publikua për herë të parë në YouTube në vitin 2009 nga Shemrock Nursery Rhymes. Megjithatë, me kalimin e viteve, kanale të tjera shfaqën rimën në videot e tyre, një prej të cilave ishte Loo Loo Kids në vitin 2016.
Që kur u ngarkua në kanalin Loo Loo Kids, ajo arriti të grumbullojë 3.50 miliardë shikime, duke u bërë videoja e tetë më e shikuar në YouTube.

7. PSY – Gangnam Style
Shikime: 3.67 miliardë
“Gangnam Style” është videoja e shtatë më e shikuar në YouTube, e pesta më e pëlqyer dhe e 19-ta më e papëlqyera.

Videoja u filmua në Seul, mbi 48 orë dhe u shfaq premierë më 15 korrik 2012. Ajo u bë klipi i parë muzikor që kaloi shifrën e një miliard shikimeve në YouTube dhe aktualisht ka mbi 3.6 miliardë shikime.
“Gangnam Style” fitoi disa çmime të industrisë dhe u bë një sukses komercial në mbarë botën.

6. Mark Ronson – Uptown Funk ft Bruno Mars
Shikime: 3.88 miliardë
“Uptown Funk”, nga producenti britanik Mark Ronson, u publikua si kënga kryesore për albumin e tij të katërt në studio, “Uptown Special” më 10 nëntor 2014.

Videoja muzikore ka marrë mbi 3.8 miliardë shikime në YouTube deri më sot dhe ka fituar çmime të shumta të industrisë së muzikës, si “Best Pop-Video-UK” në UK Music Video Awards.
Me kaq shumë shikime, nuk është çudi që është bërë videoja e gjashtë më e shikuar në YouTube e të gjitha kohërave.

5. Masha and The Bear – Recipe for Disaster
Shikime: 4.30 miliardë
“Masha and The Bear” është një serial televiziv i animuar i krijuar në Rusi. Është i bazuar lirshëm në një tregim popullor për fëmijë me të njëjtin emër.

“Recipe for Disaster” është një nga episodet e shumta të serialit dhe një nga vetëm dy hyrjet në listën tonë që nuk është video muzikore ose tërësisht në anglisht.
Seriali transmetohet gjithashtu në Netflix dhe ka grumbulluar 4.30 miliardë shikime mbresëlënëse në platformën e videove YouTube.

4. Wiz Khalifa – See You Again ft. Charlie Puth
Shikime: 4.61 miliardë
Videoja e katërt më e shikuar në YouTube është “See You Again” nga Wiz Khalifa dhe Charlie Puth.

Kënga u porosit për kolonën zanore të “Fast and Furious 7” si një dedikim për Paul Walker.
Ajo u bë kënga më e madhe e artistit deri më sot dhe kryesoi Billboard Hot 100 për 12 javë jo të njëpasnjëshme.
Videoja në YouTube ishte videoja më e shikuar në platformë midis 10 korrikut dhe 4 gushtit 2017, dhe që atëherë ka mbledhur mbi 4.6 miliardë shikime.

3. Ed Sheeran – Shape of You
Shikime: 4.86 miliardë
Videoja e tretë më e shikuar në YouTube e të gjitha kohërave është “Shape of You” e Ed Sheeran.
Kënga u publikua në mënyrë dixhitale më 6 janar 2017, si një nga këngët kryesore nga albumi i tretë në studio i Ed, “Divide”.

Ajo vazhdoi të bëhej kënga me performancën më të mirë të 2017-s në Billboard Hot 100 të ShBA-së dhe qëndroi në krye të top-listave për 16 javë rresht.
Sheeran publikoi klipin më 30 janar 2017, e cila shpejt u bë një nga videot muzikore më të shpejta ndonjëherë që arriti një miliard shikime në YouTube.
Që nga maji 2020, “Shape of You” është videoja e tretë më e shikuar në YouTube.

2. Pinkfong – Baby Shark Dance
Shikime: 5.83 miliardë
“Baby Shark Dance” është produkt i kompanisë arsimore koreano-jugore, Pinkfong.
Është një këngë për fëmijë në zjarr kampi që përmban një familje peshkaqenësh të animuar. Fëmijët këndojnë së bashku ndërsa kryejnë lëvizje të ndryshme kërcimi.

Teknikisht është një klip, por synon tregun arsimor të fëmijëve, kështu që nuk është aspak i njëjtë me shumicën në listë.
Por, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, me mbi 5.8 miliardë shikime dhe duke u numëruar, padyshim që është bërë diçka e duhur për t’u bërë videoja e dytë më e shikuar në YouTube.

1. Luis Fonsi – Despacito ft Daddy Yankee
Shikime: 6.84 miliardë
Videoja më e shikuar në YouTube e të gjitha kohërave është “Despacito” nga Luis Fonsi dhe Daddy Yankee.
Despacito, (anglisht: Slowly) është nga albumi i vitit 2019 i Fonsi-t, “Vida”.

Kënga u publikua më 12 janar 2017 dhe është një këngë e zhanrit reggaeton dhe pop.
Kritikët muzikorë vlerësuan “Despacito” për shkrirjen e ritmeve latine dhe urbane. Ka fituar shumë çmime në Latino Grammy si: “Kënga e vitit”, “Regjistrimi muzikor i vitit” dhe “KIipi më i mirë i vitit”.
Sikur të mos mjaftonte kjo, “Despacito” kryesoi listat në 47 vende dhe u bë videoja e parë në YouTube që arriti pikat kryesore të tre, katër, pesë dhe gjashtë miliardë shikimeve.