Këto janë ndryshimet kadrovike të miratuara nga Qeveria


Qeveria e RM-së së Maqedonisë sot konfirmoi ndryshimet kadrovike në Byron për siguri publike dhe Postën e Maqedonisë.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë e ka pranuar propozimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, që Sasho Tasevski të emërohet si drejtor i ri i Byrosë së Sigurisë Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Qeveria vendosi që drejtori i deritanishëm i Postës së Maqedonisë, Fadis Rexhepi të shkarkohet nga kjo detyrë për shkak të përfundimit të mandatit të tij dhe si drejtor i ri të emërohet Ejup Rustemi.

Në fushën e Avokatit të shtetit, Qeveria në seancën e djeshme vendosi që Fehmi Stafa të emërohet në postin e Avokatit të Shtetit. Në të njëjtën seancë qeveria emëroi Lokman Limani si Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimtarisë dhe Urbanizmit”, tha zëdhënësi i Qeverisë së RM-s Muhamet Hoxha.