Këto janë kërkesat e Komunës së Tetovës drejtuar Qeverisë së RMV-së në kohën e krzës me koronën

Me gjithsej 30 persona të infektuar (llogaritet edhe personi nga Radivishi që ishte në Kodrën e Diellit), shtabi i krizës i Komunës së Tetovës tashmë është alarmuar si dhe kanë kërkuar implementimin e masave konkrete në territorin e kësaj komune nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të luftojnë virusin korona në formë sa më efikase.

Në mbledhjen e 5-të me radhë të shtabit të krizës të Komunës së Tetovës, në mes të tjerash, duke marrë parasysh se numri i të infektuarve në këtë komunë me rrethinë tashmë është dyshifror ata nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë dërguar kërkesë për implementimin e masave konkrete në territorin e kësaj komune.

Këto janë kërkesat:

Shtabi i krizës i Komunës së Tetovës kërkon nga Qeveria e RMV-së të shqyrtoje dhe miratojë masat dhe kufizimet për territorin e Komunës së Tetovës, edhe atë: Vendosja e masave më të rrepta për qarkullim të qytetarëve, më konkretisht, ora policore të fillojë nga ora 16:00 deri 05:00 gjatë ditëve të punës, kurse për fundjavë të vendoset ndalese e plotë e qarkullimit sipas shembullit të Komunës së Kumanovës.
Të vendoset kufizim i qarkullimit të qytetarëve nëpër rrugët e qytetit dhe hapësirat publike në numër jo më të madh se 2 persona në të njëjtën kohë;
Të shqyrtohet mundësia për miratimin e ndihmës financiare për ndërmarrjet komunale të themeluara nga komuna, me theks të veçantë, Ndërmarrjen Publike Komunale e cila në këtë periudhe ka vellim të shtuar të aktivitetit dhe punës kurse të hyra dukshëm të reduktuara.
Të sigurohen mjete financiare shtesë edhe për Njësinë Teritoriale Kundër Zjarrit, për faktin se pikërisht këto njësi operative janë të angazhuara në teren në larjen dhe dezinfektimin e rrugëve, bartjen e mbeturinave si dhe kryerjen e aktivitete plotësuese që dalin nga menaxhimi i situatës me përhapjen e COVID19 në teritorin e komunës së Tetovës.

https://www.facebook.com/komunaofficial/posts/2807406139356400

Deri në këto momente të evidentuar si pozitiv me virusin korona në Komunën e Tetovës janë gjithsej 30 persona nga të cilët 3 kanë ndërruar jetë, numri i të infektuarve në qytet dhe sipas komunave të rajonit të pollogut është si vijon:

17 në Komunën e Tetovës (2 kanë ndërruar jetë)
5 në Komunën e Tearcës
4 në Komunën e Bërvenicës
2 në Komunën e Bogovinës (prej të cilëve 1 person ka ndërruar jetë)
1 në Komunën e Zhelinës
1 person nga Radovishi i cili dje nga Karantina Shtetërore në Kodrën e Diellit është transferuar në Radovish.

Nga Komuna e Tetovës apelojnë deri te qytetarët që kanë simptoma tipike të këtij virusi të informojnë në mënyrë të drejtë dhe korrekte për personat me të cilët kanë pasur kontakte kurse nga Banka Popullore kjo komunë kërkon që të marre masa konkrete që bankat komerciale të adaptojnë orarin e punës në këtë gjendje të jashtëzakonshme.

Ndryshe, numri i personave me vendim për vetizolim në komunën e Tetovës është 13, kurse 121 persona janë me vendim për mbikëqyrje shëndetësore kurse numri i të infektuarve në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut është 599 kurse nga dita e mërkurë do të ketë ndryshime të orarit të orës policore, edhe atë gjatë ditëve të punës do të mund të lëvizet nga nga ora 05:00 deri në 16:00 kurse gjatë vikendit ora policore do të jetë 24 orë.