Autobusi ka dalë nga autostrada Struma në afërsi të fshatit bullgar Bosnek, afër Pernikut. Sipas informacioneve fillestare, autobusit i ka plasur goma e përparme djathtas, e më pas është përplasur në parmakë dhe është zvarritur. Në atë moment është derdhur kar*buranti pasi në autobus ka punuar ngrohja. Ka rënë zj*arr dhe ka ndodhur aks*identi fatal për pasagjerët që po ktheheshin nga Stambolli për në Shkup.
Zjarri ka rënë në pjesën e përparme të autobusit dhe për këtë arsye është djegur plotësisht në pjesën e përparme. Këto detaje u zbuluan në një deklaratë për Televizionin Kombëtar Bullgar nga Vasko Pirgov, i cili është ekspert i motorëve me djegie të brendshme dhe ishte ndër të parët që mbërriti në mëngjes në qarkoren fatale. Sipas tij, pranë sediljeve të përparme shoferi ka pasur tuba të mbushur me naftë, dhe për këtë shkak ka ndodhur shpërthimi.
“Zjarri është shkaktuar nga një gabim njerëzor i shoferit, i cili ka shikuar rrugën. Atje ka një shatërvan ku ndalojnë njerëzit në nevojë, është për pushim, ka disa lokacione të tilla dhe është e rrethuar me parmakë. Duke hyrë në trotuar, shoferi godet dhe e thyen tabelën që tregon se ka shatërvan. Ajo shenjë ka fluturuar rreth 35 metra. Autobusi me siguri ka udhëtuar me më shumë se 100 kilometra në orë. Nuk ka gjurmë të frenimit nga autobusi, kështu që shoferi nuk ka reaguar në mënyrë adekuate”, tha Vasko Pirgov, ekspert i motorëve me djegie të brendshme.
Hetimi i autoriteteve bullgare duhet të zbardhë shkaqet e zjarrit dhe tr*agjedisë fa*tale që tronditi dy vendet. Hetimit i është bashkuar edhe policia e Maqedonisë.
“Pas bisedës telefonike me kolegun tim bullgar Rashkov, një ekip i Ministrisë së Brendshme, në krye me ndihmës-drejtorin e policisë së uniformuar dhe e përbërë nga përfaqësues të Departamentit të policisë rrugore dhe Departamentit të ekzaminimit dhe ekspertizës tekniko- ligjore, tashmë është në rrugë për në Bullgari dhe është në dispozicion për të ndihmuar dhe mbështetur kolegët bullgarë. Pres përgjigje të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse nga shërbimet kompetente”, shkroi në Facebook, Oliver Spasovski, Ministër i punëve të brendshme.
Kryeministri Zoran Zaev dhe homologu i tij bullgar Stefan Janev sot nuk dhanë informacione për shkaqet e aks*identit ku humbën jetën 45 pasagjerë, të cilët po ktheheshin nga Turqia. Të dy kryeministrat kanë thënë se kjo do të përcaktohet nga autoritetet e hetimit.