Këto janë çmimet e reja të derivateve në RMV, që hyjnë në fuqi pas mesnate


Ndryshimet ligjore për uljen e Tatimit të Vlerës së Shtuar (TVSh) dhe akcizës mbrëmë u miratuan nga Kuvendi.

Si rrjedhojë Komisioni Rregullator për Energjetikë mbrëmë ka marrë vendim për ulje të çmimit të benzinës për 6,5 denarë, ndërsa çmimi i dizelit do të ulet për 9 denarë.

Pas mesnatës, çmimi i Eurosuper BS-95 pritet të jetë 86,5 denarë për litër, çmimi i Eurosuper BS-98 pritet të jetë 85,5 denarë për litër, ndërsa një litër dizel pritet të shitet për 88 denarë.

“Komisioni Rregullator për Energjetikë sonte ka vendosur që në bazë të përllogaritjeve të reja, benzina të ulet për 6,5 denarë, ndërsa nafta për 9 denarë. Ky vendim hyn në fuqi të dielën në ora 00.01”, tha Marko Bislimoski.

Ndërkohë këto çmime do të zyrtarizohen nga KRRE.