Këto do të jenë ministrat dhe zv/ministrat e VMRO-DPMNE-së në qeverinë teknike

VMRO-DPMNE ka publikuar emrat e ministrave që do të jenë pjesë e qeverisë teknike.

Ministri për Punë të Brendshme do të jetë Pançe Toshkovski.
Ministri i dytë me propozim të opozitës në qeverinë teknike do të jetë Gjoko Velkovski, në resorin për punë dhe politikë sociale.

Stefan Andonovski do të jetë propozim për ministër për shoqëri informatike dhe administratë, ndërsa Cvetan Tripunovski në ministrinë për bujqësi.

Këto emra i ka konfirmuar edhe kryetari i partisë, Hristijan Mickoski.