Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila i dha të drejtë presidentit Thaçi për dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër, pritet që partia e drejtuar nga Isa Mustafa t’i zyrtarizoj edhe emrat e ministrave.
Gazeta Blic merr vesh që nesër ose pasnesër do të vendoset për emrat e ministrave të kabinetit qeveritar Hoti.
“Me gjasë nesër, ose më së largu të hënën pradite do të vendoset për emrat e ministrave”, tha një zyrtar nga LDK në kushte anonimiteti.
Zëvendëskryeministër i parë:
Hykmete Bajrami
Këta pritet të jenë emrat e ministrave:
– Vlora Dumoshi, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,
-Agim Veliu, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike,
– Lumir Abdixhiku, Ministrinë e Financave dhe Transfereve,
– Arban Abrashi, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit,
– Armend Zemaj, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,
– Besian Mustafa, ministrinë e Integrimeve Evropiane
Nga AAK është do të jenë këta emra të ministrave:
– Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër
– Selim Selimi, Ministria e Dejtësisë
– Meliza Haradinaj, Ministria e Jashtme
– Ramë Lika, Ministria e Arsimit
– Blerim Kuçi, Ministria e Ekonomisë