Personat që shihni në foto janë Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari, dy autorët kryesorë të vrasjes së Luljeta Prezës, 32-vjeçares, që u gjet e vdekur paraditen e djeshme në Urën e Dajlanit.
Mësohet se ajo është vrarë nga dy personat pas një sherri banal në lidhje me paratë. Me ta kanë qenë edhe tre vajza të cilat janë nën hetim për moskallëzim krimi. Autorët dhe tre vajzat kishin konsumuar lëndë narkotike dhe më pas vranë Luljetën, 32-vjeç, për një konflikt parash.
Zona tek Ura e Dajlanit, është e njohur për shfrytëzim prostitucioni dhe dyshohet se Luljeta kryente atë punë për të siguruar para. Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari dolën zbuluar pas një përgjimi që policia u bëri