Dy policë kosovar kishin rënë me veturë në humnerë në mbrëmjen e së shtunës në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.
Indeksoline mëson se bëhet fjalë për policët nga Kaçaniku, Malsor Dashi dhe Armend Trena të cilët po vazhdohet të kërkohen edhe më tej.
Kujtojmë, se në vendin e ngjarjes tashmë janë edhe pjestarë të FSK-së, si dhe njësiti i zhytësve të cilët janë futur në lumin Lepenc në kërkim të dy policëve të zhdukur.
Më poshtë shikoni fotografitë: