Këta janë djemtë që nuk do të dilnin kurrë në takim me Anën pas fotos në shtrat me Arjonin

Javën e kaluar, Arjoni publikoi një foto që bëri xhiron e rrjetit ku shihej me Anën në krevat.
Arjoni deklaroi se ka pasur një histori dashurie, të cilën Ana e ka mohuar. Prej ditësh, dyshja nuk janë paraqitur në emisionin e “Përputhen” dhe ende nuk dihet nëse do të rikthehen.
Ndërkohë, në puntatën e djeshme të programit moderatorja Bora Zemani i pyeti djemtë nëse do të dilnin më me Anën pas kësaj situate.
Atdheu, Elvisi, Panajoti, Emini, Ervini dhe Marisi ishin të vetmit që votuan me “Po”.

Atheu u shpreh se:
Derisa të vërtetohet e kundërta Bora, po do dal.
Një ndër djemtë që folën ishte dhe Panajoti, i cili tha se:
Përderisa Arjoni nuk ka një fakt, normal që do të besojmë Anën.
Pjesa tjetër e djemve thanë që nuk do të dilnin më me Anën, nëse ajo rikthehet në emision.