Këta aktorë nga Turqia janë me origjinë shqiptare

Ata janë ndër aktorët më të pëlqyer në Turqi, por a e dini se disa prej tyre kanë origjinë shqiptare.
1. Baris Arduc – Omeri i “Dashuri me qira”, edhe pse ka lindur në Zvicër, ka origjinë shqiptare. Madje, aktori di gjithashtu të flasë shqip.
2.Kivanc Tatlitug-Ylli i serialeve turke ka pranuar në një intervistë se ka origjinë shqiptare. Ai konsiderohet si Brad Pitt i Turqisë.

3.Deniz Barut- Aktorja ka zbuluar prejardhjen e saj shqiptare nëpërmjet një urimi që i ka bërë babait. “I dashur baba, i forti baba, sot është ditëlindja jote. Së bashku, edhe shumë vite të lumtura. Ti bëhu shumë i fortë dhe qëndro gjithmonë pranë nesh. Shqiptari inatçor, të dua babi”, ka qenë urimi i aktores.

4. Halit Ergenc-Ai njihet nga të gjithë si Sulejmani i Madhërishëm. “Më duhet të them se të parët e mi nga ana e mamasë në Periudhën Osmane kanë ardhur në Turqi, pra babai i gjyshit të saj ka qenë shqiptar. Mund të them me plot gojën se në damarët e mi ka gjak shqiptari” ka thënë aktori në një intervistë./