Kështu votuan gjyqtarët për fitoren e Markut

Boksieri shqiptar, Florian Marku e ka fituar titullin ndërkombëtar IBF në peshat e mesme.
Ai sonte në “Tottenham Hotspur Stadium” u përballë me boksierin ukrainas, Maxim Prodan, të cilin e mposhti me vendim të ndarë.

Gjyqtari i parë kishte vendosur për pikët 99-91 për Prodan, kurse më pas dy të tjerët ia dhanë pikët Markut, 97-93 dhe 96-94.
Marku boksoi 10 raunde me boksierin ukrainas, Maxim Prodan, teksa asnjëri nuk arriti të nokautonte tjetrin.