Kështu ndodh, kur ul kokën dhe ke frikë para grekëve

Nga Marin Mema

Kështu ndodh kur toleron, pranon, ul kokën, kur ke frikë të japësh përgjigje, kur shitesh e blihesh, kur nuk vendos reciprocitet, por pranon gjithçka…

Kur nuk ndërton një shtet të fortë, me dinjitet e krenari.

Një shtet që nuk druhet të mbrojë njerëzit e tij, një shtet që di të përgjigjet, të reagojë, madje edhe të kërcasë dhëmbët.

Rasti më i fundit në Kakavijë është treguesi më i dhimbshëm i një realiteti të prodhuar nga politika shqiptare sot e 30 vjet në raport me fqinjët !

Kjo është e vërteta për të cilën politika jonë nuk flet kurrë, por është e gatshme ti nënshtrohet pa asnjë kusht.