Këshilltari në komunën e Shuto Orizares nga rradhët e Aleancës për Shqiptarët i arrestuar në aksionin e sotëm

Sevdair Aziri, këshilltar në komunën e Shuto Orizarit nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, është në mesin e të arrestuarve në aksionin e sotëm të policisë, dyshohet se si pjesëtar i grupit kriminal të Gërçecit.

Siç u bë e ditur mëngjesin e sotëm, ekipet policore kanë kryer bastisje dhe kanë ndaluar anëtarë të grupit kriminal nga fshati Gërçec i Shkupit.