Këshilltari i Trump: Kina e mbajti fshehur koronavirusin dy muaj

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Donald Trump, Robert O’Brien, ka akuzuar Kinën se mbajti koronavirusin fshehur për dy muaj, duke i lënë kështu qeveritë botërore dy muaj mbrapa për të marrë masa.
“Për fat të keq, në vend se të përdoreshin praktikat më të mira, shpërthimi i këtij virusi në Wuhan u mbajt fshehur”, tha O’Brien të mërkurën gjatë një konference në Fondacionin Hertiage.

O’Brien shtoi se si rezultat i kësaj, botës i kushtoi dy muaj kohë që të niste masat kundër këtij virusi. Këshilltari i Trump tha se ky virus që shpërtheu në Kinë ndodhi “disa kohë më parë” në Wuhan.
Më pas, ai shpjegoi se ka dëshmi se virusi u mbajt fshehur. “Ka shumë raportime nga Kina, ka zyrtarët kinezë, se mjekët e përfshirë në këtë u kërcënuan të mos flisnin ose u izoluan ose diçka kështu”, tha ai në Heritage. “Në mënyrë që asnjë fjalë të mos dilte për këtë virus”, tha ai.