Këshilltari i presidentit Thaçi në spital i infektuar me COVID-19

Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Ismail Syla, është infektuar me COVID-19 dhe aktualisht gjendet i shtruar në Klinikën Infektive në luftën për ta mposhtur virusin.

Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale nga Iset Prekazi, Syla shihet që megjithatë është në gjendje të mirë shëndetësore.

Nuk dihet nëse Syla ka pasur kontakte me presidentin e vendit, duke qenë se është një prej njerëzve më të afërt të Hashim Thaçit.
Siç ka shkruar Prekazi i cili gjithashtu është i infektuar, ata pritet që së shpejti të mposhtin COVID-19.